Arrestohen tre të mitur, dëmtuan derën e kishës në Prizren

Janë arrestuar tre të mitur, dy të moshës 15-vjeçare dhe një 13-vjeçar, të dyshuar për dëmtimin e derës së kishës ortodokse në Prizren dy ditë më parë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre të arrestuarit janë intervistuar në prani të punëtorit social.

Gjatë intervistimit tre të dyshuarit kanë pranuar që kanë dëmtuar derën e kishës duke ia vën flakën.

PK ka bërë të ditur se tre të dyshuarit janë liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *