Një burrë i akuzuar se u përpoq të shiste një penis njerëzor të sapokëputur në një qendër tregtare në Afrikën e Jugut, është arrestuar pasi blerësit e tmerruar iu drejtuan atij.
I dyshuari 32-vjeçar u rrëmbye nga vizitorët e indinjuar të qendrës tregtare kur ai me sa duket hoqi burrërinë e tij dhe tha se ishte për shitje.
Blerësit e mbajtën burrin derisa policia mbërriti në qendrën tregtare Fingoland, në qytetin Butterworth, në Provincën e Kepit Lindor, më 20 prill.
I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është akuzuar për posedim të paligjshëm të indeve njerëzore.
Ai bëri paraqitjen e tij të parë para një gjyqtari në Gjykatën e Magjistraturës Butterworth më 24 prill.
Rasti i tij është transferuar në një gjykatë më të lartë, ku i dyshuari pritet të përballet me një akuzë për vrasje në tentativë, sipas mediave lokale.
Zëdhënësja e policisë Majola Nkohli tha: “Besohet se ai po kërkonte një blerës në Butterworth”.
Nkohli shtoi: ‘Nga hetimet paraprake ka rezultuar se pjesët intime i janë hequr një 68-vjeçari në rrethin OR Tambo’.
Komisioneri i policisë së Kepit Lindor, gjenerallejtënant Nomthetheleli Mene, ka lavdëruar vendasit për ndalimin e të dyshuarit.
Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ndodhet në spital.
Nuk ka pasur asnjë informacion mbi gjendjen e tij.
Motivet e krimit janë ende të paqarta dhe hetimet janë duke vazhduar. /Dailymail
