Arrestohet një person pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

Një person i ka sulmuar dje dy zyrtarë policorë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë,  pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve,.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarët policorë  kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.