Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Petrit Reçica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka pyetur kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama, nënkryetaren Donjeta Sahatçiun dhe nënkryetarin Alban Zogaj se pse nuk po i publikojnë vendimet që Reçica pretendon se ju kanë shkuar.
Këtë pyetje Reçica i bëri duke ju kërkuar falje që po i shqetëson në ditët e vikendit, shkruan Drejt.info.
Postimi i plotë:
I nderuari Kryetar Perparim Rama, e nderuara Nenkryetare Donjeta Sahatçiu dhe i nderuari Nenkryetar Alban Zogaj, fillimisht ju kerkoj falje qe po ju shqetesoj ne vikend, po pse spo i publikoni vendimet qe ju kan ardhe? Pse pe shkelni ligjin? A po tutni a cfare problemi keni?
Vikend te kendshen,
Petriti
#GajletEAsambleistit
