Asfaltohet rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se po asfaltohet rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Rama me këtë veprim thotë se Prishtina do të frymojë më lirshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Po e asfaltojmë rrugën nën rrethrrotullimin e Lakrishtes, e cila do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Bill Klinton” e “Tirana”, shkroi Rama.

“Prishtina po frymon lirshëm!  Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave”.