Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Do të ankohemi për vendimin për Sejdiun, duhet dënim i përjetshëm

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj për Arbër Sejdiun, i cili u dënua me 15 vjet.

Rexhepi theksoi se në momentin që do ta marrin aktgjykimin e plotë do të ankohen.

“Sigurisht ne do paraqesim ankesën, që të dytë të akuzuarit e meritojnë burgimin e përjetshëm”.

“Vrasja e Marigonës është ndër më të rënda pas luftës. Por edhe për ndryshim të kualifikim për ‘ndihmë’, konsideroj se i akuzuari i dytë jo ‘ndihmë’ por ka qenë i kyçur në bashkëkryerje në vrasjen e Marigonës”, u shpreh Rexhepi para mediave.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj mori vendim që ta dënojë me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën.