Ballkani shkon në pushim me festë, po fiton 1:0 ndaj Dinamo Zagrebit

44’

Almir Kryeziu realizon gol që fillimisht sinjalizohet pozicion jashtë lojës por vendimi i VAR-it con peshë stadiumin “Fadil Vokrri”.

41’

Sadgeh Moharrami i Dinamo Zagrebit gjuan nga e majta dhe topi dëbohet jashtë, duke u eliminuar një rrezik i madh ndaj Ballkanit.

36’

Albin Kryeziu futet në zonë dhe godet, por goditja e plogësht përfundon lehtë në duart e portierit.

35’

Edvin Kuc godet nga distanca dhe çon në këmbë publikun, por topi përfundon jashtë.

30′

Gjysmë ore lojë. Dominim i lehtë i Ballkanit por rezultati mbetet i bardhë.

19’

Lorenc Trashi gjuan nga distanca mirëpo topi shkon jashtë portës.

18′

Edhe Edvin Kuc ndëshkohet me të verdhë te vendësit.

17’

Albin Berisha i afrohet zonës dhe godet, mirëpo portieri pret goditjen e tij.

3’

Almir Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.


 

Ballkani sonte do ta presë Dinamo Zagrebin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të fazës së grupeve të Europa Conference League, ku aktualisht suharekasit janë të fundit në tabelë.

Të dyja ekipet tashmë kanë bërë formacionet zyrtare të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

Ballkani: Koliq, Trashi, Jashanica, Dellova, Thaqi, Ismajlgeci, Kuç, Zyba, Kryeziu, Berisha dhe Gripshi.

Dinamo Zagreb: Nevistiq, Mykhaylichenko, Periq, Sutalo, Moharrami, Bulat, Misiq, Menalo, Baturina, Kulenoviq dhe Vidoviq.