Gëzim Çela pritet së shpejti të ekstradohet në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë i ka nisur Ministrisë se Drejtësisë se Kosovës kërkesën e ekstradimit së Çelës, i konsideruar si Baroni i drogës.

Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, u arrestua më 8 dhjetor në Kosovë.
