Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone. Ajo ka folur për karrierën dhe jetën private.
Sakaq, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë‘”, shkruan Rolling Stone.
Ndërsa Bebe ka thënë ndër të tjera: “Ata janë më paranojakë. Më të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave.”
