Si çdo herë edhe sonte ekipi i produksionit të Big Brother VIP Kosova 2 ka përgatitur një super ‘Prime’ për të gjithë shikuesit.
E këta nuk janë të paktë në numër në statistikat e fundit për 10 ditë Big Brother VIP Kosova 2 ka arritur mbi 140 milionë shikime në të gjitha platformat si Youtube, Facebook, Instagram, Tik Tok, Twitter e të tjerë.
Këto statistika e tregojnë se Big Brother VIP Kosova 2 është spektakli më i madh televiziv në vend e rajon.
Për përjetuar momente të paharrueshme sonte me patjetër duhet të ndiqni ‘Prime’, ku do të ketë shumë befasi dhe zhvillime të papritura deri më tani.
Ju ftojmë të na ndiqni sonte nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe platëformën Art Motion.
