Bislimi takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me tw cilin bisedoi për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, nga  fusha e shëndetësisë e deri te thellimi i marrëdhënieve ekonomike e mundësitë për projekte të përbashkëta.

Nga zyra e kryeministrit shtojnë se Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *