Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.
Delegatët e këtij kuvendi në mënyrë unanime e zgjodhën kryetar Blerand Stavilecin.
Stavileci do ta drejtojë skuadrën në katër vjetët e ardhshme.
Skuadra nga kryeqyteti zgjodhi edhe Bordin drejtues prej 12 anëtarësh.
“Blerandi është ish lojtar, kapiten dhe drejtor i klubit. Klubi ynë i ka arritur sukseset më të mëdha gjatë periudhës sa ai ishte kryetar. Nga të gjitha klubet e Kosovës është i vetmi që ka trofe të fituar edhe si kryetar, edhe si drejtor edhe si lojtar”, thuhet në njoftim.
