Brenda festës së ditëlindjes së Armina Mevlanit (FOTO)

Bukuroshja Armina Mevlani ka festuar pak ditë më parë 32-vjetorin e saj të lindjes.

E ndryshe nga herët e tjera këtë vit, blogerja u tregua më hermetike dhe nuk na tregoi si e kaloi përvjetorin e lindjes. Armina kishte vendosur të organizonte një festë private me njerëzit e saj më të dashur, larg nga festat madhështore.

Moderatorja ka ndarë së fundmi në mediat sociale foto nga festa e ditëlindjes ku dukej shumë e bukur. Ajo kishte veshur një fustan të gjelbër me dorashka të zeza nga Victoria Beckham.