Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK), ku u bë promovimi i hartës së ekoturizmit në Komunën e Podujevës.
Ai tha se kjo hartë do shërbejë për zhvillimin e turizmit në të ardhmën.
“Sot mora pjesë në aktivitetin e organizuar nga OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK), ku u bë promovimi i hartës së ekoturizmit në Komunën e Podujevës. Organizatën SDK e përgëzova për punën e mirë që po bën në promovimin e ekoturizimit dhe përgatitjen e Hartës për potencialin e ekoturizimit në Komunën e Podujevës, e cila do të na shërbejë në të ardhmen për zhvillim të turizimit”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, me këtë rast u zhvillua edhe aktiviteti i çiklizmit me moton “Ngisni biçikletën, ruani planetin dhe shëndetin”.
Gjithashtu, ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Qasje miqësore ndaj mjedisit përmes promovimit të eko-turizmit” që u financua nga Komuna e Podujevës dhe Bashkimi Evropian.
