Burri rrah brutalisht gruan dhe vajzën e tij 33-vjeçare në Rahovec

Dje në një familje në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku kryefamiljari dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën 33-vjeçare kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Bazuar në dëshminë e viktimave, 54-vjeçari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *