Capital T zbarkon më 11 gusht në “Fadil Vokrri” me Time Capsule II

Reperi i njohur Capital T do të zbarkojë në stadiumin  “Fadil Vokrri” në Prishtinë  më 11 gusht për koncertin e njohur si “Time Capsule II”.

Në ngjarjen më të madhe argëtuese të kësaj vere, atij do t’i bashkohen edhe artistë të njohur të skenës muzikore si; Alban Skenderaj, ArianaKra, 2Po2, IL Ghost, Kanita, Lluni dhe Rina Balaj.

“Time Capsule II” i Kappo ka angazhuar një staft gjigant ndërkombëtar. E për montimin e skenës do të vijnë ekspertë nga i gjithë rajoni.

Një gjë tjetër interesante sa i përket këtij organizimi është se deri tani koncert në stadiume kanë mbajtur më pak se pesë artistë shqiptarë të hip-hopit.

Vëmendje dhe përkushtim ka për të gjithë, në kuadër të publikut një vend i posaçëm është bërë edhe për personat me nevoja të veçanta.

Këtë koncert të rep artisitit mund ta keni rastin ta ndiqni në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në televizionin numër një, Klan Kosova, në Klan Kosova Radio FM, si dhe në portalin më produktiv.