Jeni shpesh të lodhur apo të rraskapitur? Kjo mund të jetë një nga arsyet, thonë mjekët.
Ndjenja e lodhjes ekstreme ose kronike mund të nënkuptojë se diçka po ndodh me imunitetin e trupit tonë, paralajmërojnë mjekët
Sipas WebMD, kur sistemi ynë imunitar është në gjendje të mirë, funksionet e tjera të trupit funksionojnë ashtu siç duhet. Mirëpo, nëse sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, domethënë nëse imuniteti ynë dobësohet, ai ndikon pothuajse në të gjitha funksionet e trupit.
Siç shpjegojnë mjekët, atëherë ne jemi shumë më të ndjeshëm ndaj kushteve të caktuara si alergjitë e ndryshme, astma apo ekzema në lëkurë, por ka edhe një rrezik të shtuar të çrregullimeve autoimune si artriti reumatoid apo diabeti i tipit 1.
Gjendjet e tjera autoimune përfshijnë këto sëmundje: celiakia, lupusi, skleroza e shumëfishtë, psoriaza dhe artriti psoriatik.
Hulumtimet tregojnë se një sërë sëmundjesh shkaktohen nga dobësimi i imunitetit dhe ndër shenjat se imuniteti ynë është në gjendje të keqe janë pikërisht lodhja kronike apo rraskapitja.
