Çitaku i reagon Kurtit: Vuçiqin e takon pa kushte, Ramës i vendos

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij karshi raporteve me homologun shqiptar, Edi Rama.

Çitaku në reagimin e saj, thotë se kryeministri Kurti presidentin serb, Vuçiq e takon pa kushte, kurse kryeministrit Rama i vendosë të tilla, transmeton klankosova.tv.

”Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!

Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.

Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.

Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.