Çitaku – Kurtit: Ka jeni nisë more kështu?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka hedhur sulme të ashpra në drejtim të kryeministrit Kurti për situatën e krijuar së fundmi në veri.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka përmendur faktin se kryetarët e VV-së në veri sot refuzuan takimin me ambasadorin amerikan.

“Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë mure i gjallë në mes turmave agresive dhe zyrave komunale”, shkroi ajo.

“Ku jeni nisë more kështu?! Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *