Ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se kapsllëku dhe diarreja me raste mund të jenë shenja të kancerit të vezoreve.
Sipas Cancer Research UK, problemet e tretjes mund të jenë për shkak se kanceri është përhapur edhe në zorrën e trashë ose sepse presioni nga kanceri po shtyp në zonën e prekur, ,shkruan The Sun.
Sipas statistikave të tyre, anceri i vezoreve është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 7 mijë e 500 raste të reja çdo vit.
Mjekët gjithashtu kanë bërë të ditur se shenja të tjera të këtij lloj kanceri janë humbja e oreksit, dhimbja e barkut, fryrja e tij, humbja në peshë dhe lodhjet e pashpjegueshme.
