Dafina Zeqiri publikon bashkëpunimin e ri “Xhane, xhane”

Ndonëse sezones verore i ka ardhur fundit, këngëtarja Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të ndalet

Artistja ka publikuar një tjetër projekt muzikor që këtë herë erdhi në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.

Kënga mban titullin “Xhane, xhane” dhe erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, për të cilën u përkujdes ‘Entermedia’.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, teksti i këngës u shkruan nga vet Dafina, reperi Elinel dhe 3dots.

E plotë kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.