Milani konfirmon se Daniel Maldini i është bashkuar Empolit në formë huazimi.
21-vjeçari është larguar nga kuqezinjtë me një marrëveshje të përkohshme, siç u konfirmua nga kuqezinjtë të hënën.
“AC Milan njofton largimin e Daniel Maldinit në Empoli Football Club në formë huazimi, me këtë të fundit që ka një opsion për ta bërë transferimin të përhershëm dhe AC Milan ka një klauzolë kthimi”, thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit.
“Rosonerët i urojnë Danielit gjithë të mirat për sezonin e ardhshëm.”
Maldini, e kaloi sezonin e fundit si huazim te Spezia, duke shënuar tre gola në 44 paraqitje, duke përfshirë një kundër kuqezinjve në San Siro në nëntor.
