Dardanët arrijnë në Bukuresht për të vazhduar shkëlqimin

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Bukuresht për ballafaqimin me Rumaninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës, teksa u njoftua se dardanët do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit finale në orën 19:30 sipas kohës locale në Rumani.

Ndërkohë, konferenca për media e trajnerit të Kosovës Primozh Gliha do të mbahet paraprakisht, duke filluar nga ora 19:00.

Pënndryshe, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të martën, duke filluar nga ora 20:45.