Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike në Berlin, bashkë me atletët nga Kosova.
Pjesëmarrja e Osmanit ishte me ftesë të organizatorëve të Lojërave Olimpike Speciale, së bashku me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Lidhur me pjesëmarrjen e presidentes Osmani, Ambasada gjermane ka thënë se Osmani është zë i fuqishëm për diversitetin, përfshirjen, pjesëmarrjen e barabartë dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.
