Delegacioni ligjvënës belg në AP të NATO-s takon kolegët kosovarë

Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është takuar me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

Pas takimit, delegacionet e Belgjikës dhe të Kosovës në AP të NATO-s do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës, ky delegacion do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionin për Integrime Evropiane.