“Delivery” kap 30 vjeçarin duke transportuar 35 kilogramë drogë

Është arrestuar një 30-vjeçar në Shkodër pasi u kap në flagrancë duke transportuar 35 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Kjo sasi e drogës ishte brenda dy thasëve të vendosura në bagazhin e veturës.

Droga u sekuestrua, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u realizua në kuadër të operacionit “Delivery”.

Mbi 30-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, raporton Klankosova.tv