Pavarësisht bllokadave në tri pikat kufitare në Bërnjak, Jarinje dhe Merdare, disa deputetë serbë janë futur në Republikën e Kosovës.
Bëhet fjalë për opozitarë nga Beogradi zyrtar.


Dy deputetët e partive kundërshtare të Aleksandër Vuçiqit, Miroslav Aleksiç dhe Aleksandar Jovanoviq kanë qëndruar në Zveçan.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë edhe zyrtarisht ka njoftuar se tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara.

Bëhet fjalë për Bërnjakun, Jarinjen dhe Merdaren.
Në përditësimin e fundit theksohet se këto tri pika kufitare janë të bllkuara.

