Deri në 5mijë euro gjoba për gastronomët nëse nuk instalojnë pajisjet për matjen e zhurmës

Komuna e Prishtinës ka dalur sot me një njoftim lidhur me instalimin e pajisjeve për matjen e zhurmës për gastronomët.

Në njoftim thuhet se nëse subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri me datë 25 maj, janë përcaktuar gjoba deri në 5 mijë euro si dhe mbyllje të përkohshme të lokalit.

“Në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë të pajisur me matës të zhurmës do të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 500 – 5.000€ si dhe me mbyllje të përkohshme të lokalit,”, thuhet tutje.

E ndonëse afati i fundit për aplikim ka skaduar, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ka shtyer atë edhe pë 14-të ditë.

“Ndonëse afati për aplikim ka skaduar Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka zgjatur afatin e aplikimit edhe për 14 ditë. Andaj i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve afariste të gastronomisë të aplikojnë brenda këtij afati shtesë. Pra, periudha për aplikim do të jetë e hapur deri më 25 maj 2023”.

Ndërkaq, me rregulloren aktuale në fuqi për orarin e punës dhe matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në kryeqytet OBLIGOHEN të aplikojnë për çertifikimin dhe instalimin e pajisjeve për matjen e zhurmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *