Dëshmitari numër dy merret në pyetje nga mbrojtja, seanca vazhdon e mbyllur

Po vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Me të filluar seanca është kthyer në private, njofton Drejt.info.

Gjatë kësaj séance është paraparë që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ta marrë në pyetje dëshmitarin e dytë.

Edhe gjatë dy ditëve të para, shumicën e kohës seanca ishte e mbyllur.

Avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, kanë kërkuar deri në 12 orë kohë për ta marrë në pyetje dëshmitarin në fjalë.

Dëshmitari kishte deklaruar se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se kishte qenë edhe vet pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *