Dëshmitari serb thotë se ishte maltretuar fizikisht nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dëshmitari me kodin (03540) tha se gjatë vitit 1998 si rojtar pyllit ishte ndalur nga ushtarët e UÇK-së dhe për 56 dite ishte keqtrajtuar dhe maltretuar fizikisht.

Fillimisht dëshmitari në pyetjen e prokurori special  Ward Ferdinandusse tha se Latif Gashi i kishte dhënë urdhra ushtarëve të UÇK që të njëjtit ta maltretonin dhe keqtrajtonin, duke shtuar se duart dhe sytë i kishte të lidhura.

Po ashtu dëshmitari tha se nga vet Latif Gashi ishe detyruar që të nënshkruante një dokument në të cilin thuhej se më kurrë nuk do ta shkelte tokën e Kosovës, dhe se nuk ishte maltretuar dhe keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij nga Latif Gashi i kishte thënë se nëse nuk do ta nënshkruante këtë dokument do ta vrisnin.

Dëshmitari sqaroi se kur ishte zhvilluar procesi gjyqësorë në Prishtinë ndaj Latif Gashit kishte prezantuar këtë dokument, por se të njëjtin nuk ishte pranuar nga Gjykata nën arsyetimin se ishte dokument i falsifikuar.