Dështon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër

Ka dështuar të mbahet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, që fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10, por për mungesë të kuorumit ajo u shty për në 12 e 30, por për problemin e njëjtë ajo prapë u shty, por tani për një ditë tjetër.

“Prapë nuk ekziston mundësia për të vazhduar, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca, njofton Drejt.info.

Në këtë seancë do të diskutoheshin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *