Digjet një shtëpi në Gjakovë, zjarri prek edhe një objekt fetar

Një ndërtesë e cila ishte në ndërtim e sipër është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.

“Rreth orës 13:55 është raportuar se një ndërtesë (e cila është në ndërtim) në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku përveç ndërtesës, zjarri kishte përfshirë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi. Zjarri kishte përfshirë kryesisht pjesë të jashtme të këtyre objekteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizimin. Përveç dëmeve material pasoja në njerëz nuk ka pasur.”, tha Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.