Një baba që dikur peshonte 152 kilogramë, pas konsumimin e numrit të njëjtë të kalorive për vite më parë, tani ka arritur të shndërrohet në një person krejt tjetër – duke krijuar muskuj të jashtëzakonshëm në tërë pjesët e trupit.
Paul Barnard, 39-vjeç nga Surrey, Britani e Madhe, pranoi se dikur kishte konsumuar 13 mijë kalori në ditë – duke filluar ditën me ngrënien e një kilogrami djathtë, shumë bukë dhe ëmbëlsira, transmeton Telegrafi.

Madje tha se kishte ngrënë aq shumë sa që çdo herë kishte ndjerë dhimbje në tërë pjesët e trupit. Megjithatë pasi arriti kulmin e mbipeshës (152 kilogramë) vendosi të ndryshojë për të mirë.

Konsumi ditor i kalorive ishte i barabartë me ushqimin që duhet siguruar për të ushqyer tetë anëtarë të një familje.
