24-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot duhet nderuar “luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza të cilët u bën urë e dritë për këtë ditë”.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se sot përulemi para vetëmohimit të pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.
“Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese”, ka shkruar ai mes tjerash.
