Djali i zëdhënësit të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se kishte shërbyer në Ukrainë me një emër të supozuar si artileri në forcën mercenare Wagner, raportoi gazeta “Komsomolskaya Pravda”.
Nikolai Peskov, djali 33-vjeçar i Dmitry Peskov, i tha gazetë se ai kishte shërbyer në Ukrainë, shkruan Reuters.
“Ishte me iniciativën time. E konsiderova detyrë time”, është shprehur ai.
Ai tha se e kishte përfunduar kontratën e tij për pak më pak se gjysmë viti nën një emër të supozuar për të fshehur identitetin e tij të vërtetë. Ai mori një medalje për trimëri.
Tutje, ai është shprehur se mendon që babai i tij është krenar për të.
“Mendoj se ai është krenar për mua. Babai im më tha se mora vendimin e duhur”, u shpreh tutje ai.
