Djali shpëton babain që tentoi të vetëvritej duke u varur

Një person në Ferizaj, arriti ta shpëtojë babain e tij, teksa tentonte t’i jap fund jetës, duke u varur në litar. Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e mbrëmjes, kur familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull dhe kërkuan viktimën.

I biri u shokua kur e gjeti babain në tavan të varur në litar dhe fatmirësisht arriti ta ndalojë para se rasti të përfundonte tragjikisht. Viktima u dërgua menjëherë në spital, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkaq, Policia është njoftuar për rastin dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *