Dr. Dre nuk e pëlqen hip hopin modern, por nuk e urren

Dr. Dre ka thënë që nuk i pëlqen shumica e hip-hopit bashkëkohor, por që nuk do t’i urrejë kurrë artistët aktualë.

Ai këtë gjë e ka thënë në shoun e Kevin Hartit, Hart to Hart, ku ka thënë që nuk i pëlqen gjendja aktuale e zhanrit.

“Kushdo që flet për gjendjen e hip hopit sot, kur flet prej një pozicioni negativ, tingëllon si të ishte gjyshi i dikujt”, ka thënë Dreja.

“Është siç është. Hip-hopi po evoluon. Nëse nuk ju pëlqen, atëherë mos e dëgjoni, më kuptoni?”.

“Shumë prej këngëve të reja nuk më pëlqejnë. Nuk e dëgjoj shumicën. Por nuk e urrej. Nuk do ta urrej kurrë”.