Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nis aksion në disa lokacione

Në rajonin e Gjakovës është duke u realizuar një operacion policor nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Kelani.