“Duje” kap 1 milion klikime, ndër këngët më të dëgjuara në Eurovizion

Albina dhe Familja Kelmendi  do të ngjiten sonte në skenën e Eurovizionit për të perfomruar për së dyti herë këngën e tyre “Duje”, pasi siguruan finalen.

Shqipëria në natën e dytë gjysmë finale ishte e para që u kualifikua në fazën e fundit.

Performanca e Albines dhe Familjes Kelmendi, në bazë të klikimeve në Youtube, është një ndër më të shikuarat.

Aktualisht, kënga ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionëshe kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia dhe Çekia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *