Në katër komunat veriore procesi zgjedhor aktualisht është duke vazhduar i qetë dhe pa ndonjë incident.
Kur kanë kaluar dy orë nga hapja e qendrave të votimit vërehet një dalje e ultë e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Telegrafi raporton se në qendrën e votimit Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës.
Ajo ka njoftuar se deri më tani në këtë qendër kanë votuar vetëm dy qytetarë.
Në të gjitha qendrat e votimit vërehet prani e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po monitorojnë nga afër procesin zgjedhor.
