Dy ndeshje luhen sot në kuadër të xhiros së gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës.
Istogu dhe Vëllaznimi kanë nga një fitore dhe katër humbje. Sigurisht dy skuadrat synojnë fitoren e dytë në këtë edicion.
Istogasit fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit, kurse Kuqezinjtë ndaj Golden Eagle Yllit. Takimi zhvillohet në Pejë.
Java e gjashtë në Prince Caffe Superligë do të mbyllet me një tjetër sfidë interesante, ku ndeshen dy skuadrat me traditë, Bashkimi dhe Trepça. Prizrenasit kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit katër fitore e një humbje.
Java 6-Prince Caffe Superliga
E diel
17:00 Istogu – Vëllaznimi
19:00 Bashkimi – Trepça
