E rëndë: Gruaja raporton se u sulmua seksualisht nga një person në Prishtinë, shkoi ta merrte me qira shtëpinë e tij

Një grua në Prishtinë dyshohet se është dhunuar nga pronari i një shtëpie të cilën do ta merrte me qira.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merrte me qira) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *