Edhe një trajner në Angli afër shkarkimit

Leeds United mund ta shkarkojë shumë shpejt trajnerin Javi Gracia, pasi bisedimeve që u zhvilluan në mes të dy palëve gjatë ditës së hënë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Sam Allardyce është trajneri që përflitet më së shumti nga mediet angleze, si opsion për ta zëvendësuar spanjollin.

Ky i fundit ishte emëruar trajner i Leeds United në shkurt të këtij viti dhe nga 12 ndeshje në të gjitha garat ka 3 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *