Xhudistja Nora Gjakova, është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit
Gjakova nuk pati vështirësi ndaj turkes Hasres Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi e mposhti brenda një minuti.
Përndryshe, në finale të kësaj gare është kualifikuar edhe Distria Krasniqi.
