Ekskluzive: Xherdan Shaqirin e dëbuan nga diskoteka Zone Club, kjo është historia

Futbollisti i njohur shqiptar , Xherdan Shaqiri, për pushime të dimrit po qëndron në Kosovë. Megjithatë, atij jo gjithçka i ka shkuar mirë.

Sipas disa burimeve Shaqiri ishte nxjerrë jashtë nga diskoteka Zone Club para dy netësh. Kjo për shkak të sjelljeve jo të mira të një grupi djemësh që Shaqiri ishte me ta.

Xherdan Shaqiri, ka qenë i shoqëruar me disa persona të tjerë me sjellje jo të mira. Sjellje të cilat i kanë pasur gjatë gjithë natës, ku sipas burimeve ata i kanë ngacmu dhe abuzu vajzat në diskotekë

Kulmi ka qenë kur një person ka dashur të realizojë fotografi me Shaqirin, e sipas burimeve personat e tjerë shoqërues të Shaqirit kanë tentuar ta sulmojnë.