Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është përfshirë në një skandal seksual, ku nga një video e publikuar në rrjet, ky i fundit shikohet në zyren e tij teksa kryen marrëdhënie seksuale, ku nga burime për Gazetën Drejt.info, bëjnë me dije se personi në fjalë që Gjici shikohet duke kryer marrëdhënie është një punonjëse e administratës së Bashkisë Kukës.
Video është regjistruar më 6 qershor të këtij viti, por akoma nuk është e qartë se kush e ka filmuar këtë moment intim të kryebashkiakut të Kukësit me punonjësen e tij, ndërkohë më tej mësohet se SPAK ka nisur hetimet përsa i përket kësaj çështje.
Video e shpërndarë ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ndërsa e vendos Safet Gjicin në pozitat e shkeljes së rëndë ligjore.
Pas videos, Safet Gjici është dërguar në SPAK, ndërsa Edi Rama pritet ta shkarkojë menjëherë.
