Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e popullit tonë”, tha Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për kombin.
Ai falënderoi popullin turk për “festën e demokracisë” që vendi ka përjetuar gjatë zgjedhjeve, raporton Al Jazeera.
Ai shtoi se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit janë “fituesit” e dy zgjedhjeve të 14 dhe 28 majit.
