Japonia do të nisë të enjten lëshimin e ujit radioaktiv të trajtuar nga centrali bërthamor Fukushima i goditur nga cunami në Oqeanin Paqësor, pavarësisht kundërshtimit nga fqinjët e saj.
Vendimi vjen disa javë pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së miratoi planin.
Rreth 1.34 milion ton ujë – mjaftueshëm për të mbushur 500 pishina me madhësi olimpike – janë grumbulluar që nga cunami i vitit 2011 që shkatërroi uzinën.
Uji do të lirohet pas 30 vjetësh pasi të jetë filtruar dhe holluar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Qeveria ka thënë se lëshimi i ujit është një hap i domosdoshëm në procesin e gjatë dhe të kushtueshëm të çmontimit të uzinës, i cili ndodhet në bregun lindor të vendit, rreth 220 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Tokio.
Japonia ka mbledhur dhe ruajtur ujin e ndotur në depozita për më shumë se një dekadë, por hapësira është duke u mbushur.
