FBI arreston Jack Teixeiran, i dyshuari për rrjedhjen e dokumentave të Pentagonit

FBI ka arrestuar një person në kuadër të hetimit për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të ushtrisë amerikane.

Ndërkohë operacionet po vijojnë në Dighton-in e veriut dhe Massachusetts sipas mediave në vend.

Ndërkohë, i pyetur nëse mund të konfirmojë se Jack Teixeira është personi që dyshohet se i ka nxjerrë dokumentet sekrete, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder u shpreh se aktualisht po kryhen hetime dhe se kjo është një çështje e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

Por, Ryder nuk konfirmoi direkt që bëhet fjalë për 21-vjeçarin apo jo.

https://drejt.info/2023/04/13/zbulohet-21-vjecari-qe-publikoi-dokumentet-sekrete-te-pentagonit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *