Feronikeli apo Liria, sot mësohet skuadra e dytë që inkuadrohet në Superligë

Sot mësohet skuadra e dytë e cila do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, për sezonin e ardhshëm.

Feronikeli 74 dhe Liria do të luajnë ndeshjet e fundit të këtij sezomi në Ligën e Parë – Grupi A.

Skuadra nga Drenasi ka më shumë mundësi të futet në Superligën e Kosovës pasi renditet e para me 56 pikë dhe sot luan si mysafire e A&N, ku i duhet vetëm një pikë për ta mbajtur vendin e parë.

Në anën tjetër Liria renditet në vendin e dytë me tre pikë më pak se Feronikeli dhe sot përballet me skuadrën e Rilindja 1974.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *